15.2 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Fetoshi: Përgjimet demaskuan narracionin e Vetëvendosjes, e njohur me retorikën patriotike

- Advertisement -

Profesori universitar, Arben Fetoshi, ka thënë se përgjimet e publikuara nga biseda e shefes së Grupit Paralamnetar me përfaqësues të Listës Serbe ka demaskuar narracionin e Vetëvendosje, e cila në opozitë ishte e njohur me retorikën patriotike.

Ai në emisionin “Këndi i Debatit”, tha gjuha e përdorur nga Mimoza Kusari-Lila ndaj kundërshtarëve politik është “skandal politik”

“Si efekt ta parë e demaskon një aspekt të rëndësishëm të narracionit të Vetëvendosjes, si parti në pushtet tani e cila është karakterizuar me retoriken patriotike kundrejt të gjitha formacioneve tjera politike në vend. Me Simiqa kanë bisedu edhe partitë tona tjera në pushtet, por kjo e demaskon se këta nuk bashkërendohen dhe nuk komunikojnë me Listën Serbe. Skandali politik i Mimioza Kusarit ka të bëjë në raport me gjuhën që ajo përdorë kundër kundërshtarëve politik dhe listën e veteranëve”, ka thënë ai.

Gazeta Nacionale ka publikuar disa përgjime të bisedave ndërmjet Mimoza Kusari-Lila dhe Shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Igor Simiq.

Kujtojmë që sipas përgjimeve Kusari ka biseduar edhe me Radiojqiqin i cili gjendet në listën e zezë të SHBA-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit