Gazetari Elton Tozaj ka komentuar mundësinë që Alba Pollozhani të jetë moderator e edicionit të ardhshëm të Big Brother VIP Kosova, gjatë një lidhjeje direkte në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
I pyetur nëse do të donte ta shihte Alban në rolin e prezantueses së formatit, Tozaj u shpreh me tone kritike.
“E tmerrshme”, tha ai.
Më tej, ai iu referua deklaratave të mëhershme të ish-banores së BBVK-së, duke përmendur kërkesën e saj për mbulesë gjatë qëndrimit brenda shtëpisë.
Komentet e Tozajt erdhën pasi Alba Pollozhani publikoi një pyetje në InstaStory, ku i pyeti ndjekësit se ku e shohin atë dhe një prej komenteve që mori ishte: “Prezantuese e Big Brotherit”.
Duke komentuar këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, Tozaj hodhi edhe dyshime mbi autenticitetin e komentit.
“Të garantoj që ai sugjerim ka qenë vetë Alba, duke i bërë vetes një pyetje nga një profil tjetër”, deklaroi ai.






