Mladenov reagon pasi FSK u bë pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gaza: Mirë se vini, Kosovë

- Advertisement -

Përfaqësuesi i Lartë i Bordit të Paqes për Gazen, bullgari Nickolay Mladenov ka mirëpritur marrëveshjen e nënshkruar dje në Prishtinë me të cilën FSK zyrtarisht bëhet pjesë e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare në Gazë.

Ai i ka uruar Kosovës mirëseardhje në këtë forcë stabilizuese ndërkombëtare.

“Mirënjohës ndaj Kosovës për bashkimin me Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit për Gazën. Kontributi juaj është një angazhim i qartë për zbatimin e Planit Gjithëpërfshirës. Mirë se vini, Kosovë!”, ka shkruar Mladenov në platformën X.

FSK-ja ka njoftuar të hënën për këtë përfshirje.

 

 

Të ngjashme

Të fundit