Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se kanë shpëtuar jetën e një fëmije një vjeçar që ka aspiruar një pjese të një lodre.

Si pasojë e rastit, fëmija është dërguar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, ku ka pasur vështirësi të mëdha në frymëmarrje shkruan lajmi.net

SHSKUK përmes një postimi ka treguar se fëmija është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit, ku përmes ndërhyrjes me bronkoskop është larguar pjesa e lodrës nga rrugët e frymëmarrjes së tij.

“Mjekët apelojnë tek prindërit që të tregojnë kujdes të shtuar për fëmijët, duke mos u lënë gjëra të imëta që mund t’i gëlltisin dhe të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre”, u cek në njoftim.