Mjalti “Miombo”, alternativë natyrale dhe e testuar për tregun e Kosovës (Video+Foto)

- Advertisement -

Mjalti “Miombo”, një produkt me origjinë nga Tanzania, po prezantohet për herë të parë në tregun e Kosovës, me synim që më pas të zgjerohet edhe në tregjet e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

E veçantë për këtë mjaltë është origjina e tij dhe profili karakteristik i shijes dhe aromës, duke u klasifikuar si mjaltë i pyjeve, me ngjyrë të errët qelibar dhe shije të ëmbël, frutore, malty dhe pikante.

No photo description available.

Një nga pikat kryesore të produktit është kontrolli rigoroz laboratorik. Mjalta është analizuar në laboratorin ndërkombëtar Intertek në Gjermani, për një gamë të gjerë parametrash që përfshijnë autenticitetin, praninë e sheqernave të huaja, pesticideve (përfshirë glyphosate dhe AMPA), mbetjeve të antibiotikëve dhe barnave veterinare, si dhe treguesit e freskisë si HMF dhe diastaza.

No photo description available.

Në të gjithë parametrat e testuar nuk janë zbuluar pesticide, glyphosate, AMPA apo mbetje antibiotikësh, ndërsa analizat e autenticitetit nuk kanë zbuluar sheqerna të huaja apo shurupe të shtuara.

Rezultatet fiziko-kimike tregojnë një përmbajtje të ulët HMF prej 13 mg/kg dhe aktivitet të mirë të diastazës prej 15 DZ, ndërsa pH-ja dhe aciditeti i lirë janë brenda parametrave karakteristikë për këtë lloj mjalti.

No photo description available.

Studimet shkencore tregojnë se mjalti i pyjeve, të cilit i përket edhe “Miombo”, ka një përmbajtje më të lartë të përbërësve bioaktivë, si komponimet fenolike, krahasuar me mjaltin e zakonshëm të luleve. Kjo i jep atij një potencial më të lartë antioksidues dhe anti-inflamator, i cili ka tërhequr vëmendjen e studiuesve.

No photo description available.

Hyrja e mjaltit “Miombo” në tregun e Kosovës përfaqëson një përpjekje për t’u sjellë konsumatorëve një mjaltë me origjinë, profil shije dhe transparencë laboratorike të dallueshme nga produktet tradicionale.

Ky produkt ofrohet si një alternativë natyrale, e pastër dhe e testuar për ata që vlerësojnë cilësinë dhe sigurinë.

Kontakti për porosi: +383 44 554 239

No photo description available.

Të ngjashme

Të fundit