23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

“Mjaft më me dënime qesharake”, presidentja Osmani kritikon sistemin e drejtësisë pas vrasjes së 21-vjeçares

- Advertisement -

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas vrasjes së 21 vjeçares në Ferizaj, ku doras dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i saj.

Osmani përmes një shkrimi në Facebook, e ka cilësuar këtë rast si femicid.

“Edhe një burrë që vranë një grua! Sërish femicid! Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm.” – ka thënë ajo.

Osmani ka pasur kritika edhe për sistemin e drejtësisë, duke thënë se po bëhen dënime qesharake.

“Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë.” – u shpreh ajo.

Në fund, Osmani bëri thirrje për dënim maksimal për vrasësin.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit