Një fotografi e vendosur në lapidar në sheshin “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci” në Mitrovicë është dëmtuar gjatë pasdites së djeshme.
Policia ka bërë të ditur se nuk ka të arrestuar, teksa janë duke e hetuar rastin.
“Sheshi Fehmi dhe Xheve Lladrovci, Mitrovicë 07.01.2023 – 16:40. Është raportuar se në “Parkun e Solanes” persona të paidentifikuar kanë dëmtuar një fotografi të vendosur në Lapidar. Njësit përkatës janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.