13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Miss Japonia heq dorë nga kurora pasi iu zbulua lidhja me një burrë të martuar

- Advertisement -

Karolina Shiino, 26 vjeçe, u kurorëzua “Miss Japonia” dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të trashëgimisë së saj.

Ndërsa disa e mirëpritën këtë, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë.

Mes bujës, një revistë lokale publikoi një shkrim ku pretendonte një lidhje.

Artikulli në Shukan Bunshun raportoi se Shiino ishte në një marrëdhënie me një influencues dhe mjek të martuar.

 

Në përgjigjen fillestare ndaj raportimit të javës së kaluar, organizatorët e konkursit mbrojtën Shiino, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar.

Megjithatë të hënën, organizatorët thanë se modelja kishte rrëfyer se kishte ditur për martesën dhe familjen e burrit.

 

E njëjta gjithashtu u kërkoi falje fansave dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku theksoi se kishte vepruar nga frika dhe paniku në përgjigje të raportimit.

“Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”.

 

Titulli “Miss Japonia” tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit