28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Lladrovci: Vendit të parë për performancë ia kemi marrë dorën!

- Advertisement -

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, priti në takim përfaqësuesit e DEMOS-it dhe Ambasadës së Suedisë ku u diskutuar për grantin e performancës.

Vendit të parë ia kemi marrë dorën dhe shpresoj që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të japë edhe më shumë donacione për komunat që gara e pushtetit lokal të jetë sa më tërheqëse dhe motivuese për të gjithë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Me bashkëpunëtorë, me kënaqësi prita në takim përfaqësuesit e Demos-it, Majlindën, Albanën me Lamian nga Ambasada e Suedisë dhe Dhurata Prokshin, lidhur me Grantin e performancës.

Në takim diskutuam lidhur me punën e shkëlqyer të zyrtarëve të Komunës së Drenasit, arritjet dhe sfidat, si dhe për performancën e komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve dhe projektet e financuara nga granti i performancës në komunën tonë.

Po ashtu, diskutuam për përgjegjësinë e nivelit qendror lidhur me kontratat kolektive të cilat bëjnë që të mos arrihet kushti minimal nga pasqyrat financiare, Raporti i Auditorit dhe vështirësitë e zbatimit të grantit kur jepet me vonesë, përqindja e shpenzimit të buxhetit, etj.

Granti i Performancës Komunale për neve është shumë motivues, me arritshmëri të lakmueshme që dëshmon përkushtimin në garën e performancës me komunat tjera.

Vendit të parë ia kemi marrë dorën dhe shpresoj që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të japë edhe më shumë donacione për komunat që gara e pushtetit lokal të jetë sa më tërheqëse dhe motivuese për të gjithë.

Faleminderit për takimin dhe debatin shterues rreth çështjeve me peshë për Grantin e Performancës!

https://www.facebook.com/share/iongZ7LwSaD7m4aD/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit