Në ambientet e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Mision këshillues i ekspertëve
ndërkombëtarë në takimin përmbyllës diskutuan për të gjeturat për Regjistrimin e Popullsisë.
Takimi përmbyllës ishte organizuar nga UNKT, ku Misioni këshillues ndërkombëtarë shpalosi të gjeturat
dhe rekomandimet preliminare.
Ekspertët ndërkombëtarë nga UNFPA dhe UNECE gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë realizuan takime me
institucione vendore dhe ndërkombëtare, si dhe i bënë disa vizita në terren për ta vëzhguar për së
afërmi Regjistrimin e Popullsisë në terren (takime me Regjistrues, Mbikëqyrës, kryetarë komunash dhe
shfrytëzues).
Në takim morën pjesë shumë organizata ndërkombëtare dhe përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në Kosovë