17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Mirëpritet vendimi i Kosovës për ta pranuar propozimin e BE-së, Hovenier: Përfitime domethënëse për të dyja vendet

- Advertisement -

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se SHBA-të e mirëpresin vendimin e institucioneve t Kosovës për të pranuar propozimin e njohur si franko-gjerman, në lidhje me marrëveshjen me Serbinë.

“ShBA-ja inkurajohet dhe mirëpret vendimin e Kosovës për ta pranuar në princip propozimin e Bashkimit Evropian dhe do të vazhdojmë që të sigurojmë mbështetje të plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE”, është shprehur Hovenier.

Po ashtu ai tha se “marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime domethënëse për Kosovën dhe Serbinë”.

Reagimi i ambasadorit Hovenier erdhi pas takimit që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë me zv/kryeministrin Besnik Bislimi patën dje me të dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Pas këtij takimi, kryeministri Kurti deklaroi se Kosova do të pranojë propozimin e BE-së, ndërsa theksoi se paraprakisht duhet parashtruar disa pyetje në kuadër të dialogut në Bruksel.

Pas kësaj, Lajçak ka paralajmëruam edhe një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Pasi qëndroi në Prishtinë, emisari Lajçak po ashtu ka vizituar edhe Beogradin meqë rast ka takuar presidentin serb, Aleksadnar Vuciq.

Në kuadër të shumë propozimeve, Kosovës vazhdimisht i është kërkuar formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri Kurti deklaroi së fundi se janë gjashtë kushte të cilat duhet plotësuar paraprakisht në mënyrë që të arrihet formimi i këtij Asociacioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit