19.3 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Mirena thotë se Glauk Konjufca po flet për Asociacionin me “llafe t’kafeve”

- Advertisement -

Gazetari Ilir Mirena, ka thënë se deklaratat e kryeparlamentarit për Asociaiconit janë joserioze.

Konjufca ka thënë se ”ka dëgjuar nga diplomanët se Asociacioni do të themelohet pasi serbët të kthehen në institucione“.

Por Mirena në Pressing të T7, ka thënë të martën se “Konjufca po flet sikur të ishte ne kafe“.

”Deklaratat e Vjosa Osmanit dhe të Konjufcës për Asociaiconit janë puro-politiko. Fillimisht nuk është serioze për një kryetar Kuvenid me fol si në kafe i kam dëgju. Kur je në një post kaq të lartë publik dhe zyrtar i një partie që i ka 51% ti me fol si në kafe, nuk folet kështu në politikë po këta nuk po e kuptojnë”, ka thënë Mirena.

Më tutje ai ka thënë se deklarata e Konjufcës tregon për një krizë të thellë brenda subjektit politik të Vetëvendosjes.

”Është joserioze. Por çfarë tregon kjo deklaratë, tregon për krizën e thellë që si parti politike ndodhen”, ka thënë më tutje Mirena.

Ai tha se VV-ja e Albin Kurit ka qëllim ta çojë vendin në zgjedhje, poqë sipas tij nuk mund ta fitojnë shumicën elektorale.

”51 përqindshi ka qenë aksident historik”, tha tutje Mirena teksa u pajtua me Valon Sylën se ”ka indikacione për zgjedhje”, poqë dy gazetarët kishin versione të ndryshme

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit