Gazetari Ilir Mirena ëshë tallur keq me pushtetin pas raportimeve të fundit se ai, gazetari Vehbi Kajtazi, Berat Buzhala e Lirim Mehmetaj, po përcjellen nga një grup i AKI-së.
Sipas Mirenës nëse një gjë e tillë është duke ndodhur, atëherë punonjësi që po e kryen këtë punë, duhet të paguhet mirë. Krejt kjo sipas tij sepse është i zorshëm e kaotik.
Ai ka marrë shembull nga një ditë e tij e rëndomt, për të spjeguar se si varijon lëvizja e tij nga momenti në moment.
Postimi i plotë:
Hiç lehte s’eshte me m’percjelle fizikisht. Zor eshte. Jo se mshefem, por jam shume kaotik.
Eci kamb neper qytet. Kur t’me teket me biciklet. Me kerr timin. Me taxi. Shpesh ua marr kerret dostave. Kanihere, kur qelloj n’ta udhetoje edhe me autobus urban me linjen 7B dhe 4’shin (ku hypi e ku zbres s’po kallxoj, gjejeni vet).
Orar te rregullte s’kam. Here dal heret prej shpis, here vone. Here kthehem heret, here mas mesnate.
Kur dal kafeve kurre se di sa mbes. Psh javen e kalume pata nje takim ne nje kafe ne oren 1 te dites. Takimi ishte planifiku vec per nje dreke te shpejt. Zgjati deri ne oren 1 mas mesnate… Paramendoni me m’prit dikush fshehurazi para kafes/restoranit per 12 ore rresht!
Aspak e lehte…
Kshtu qe uroje qe nese dikush eshte kah m’vjen pas me ju shpagu mundi me naj meditje t’hajrit per oret e gjata qe do t’i humb pas meje…