13.3 C
New York
Saturday, November 2, 2024

Buy now

AGK ka dërguar letër dhe ka kërkuar takim me Kryeprokurorin në lidhje me hetimet ndaj gazetarëve

- Advertisement -

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Kryeprokuorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për t’u sqaruar në lidhje me hetimet ndaj gazetarëe Vehbi Kajtazi e Lirim Mehmetaj.

“Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.” – thuhet ndër të tjera aty.

E plotë:

AGK shpreh shqetësimim për hetimet ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, sot i ka dërguar një letër Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke kërkuar sqarime lidhur me hetimet ndaj gazetarëve Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj.

AGK-ja është thellësisht e shqetësuar për këtë situatë dhe kërkon që të sigurohet se këto hetime nuk janë të motivuara politikisht, si dhe që liria e shprehjes dhe e medias të respektohen në tërësi.

Gjithashtu, AGK ka kërkuar një takim me Kryeprokurorin për të diskutuar rastin dhe për të mbrojtur të drejtat e gazetarëve.

AGK do të vazhdojë të monitorojë nga afër këtë zhvillim, ndërsa fton të gjitha palët e përfshira të mos i shkelin parimet demokratike dhe që në asnjë formë të mos cënohet liria e shprehjes, e gazetarëve, e mediave dhe e drejta për informim.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit