18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Miratohet kërkesa e Mbrojtjes së Selimit për listat e dëshmitarëve dhe mocionit për pranim të provave të dëshmitarëve

- Advertisement -

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK), Michael Doyle, ka bërë të ditur se është miratuar kërkesa e Mbrojtjes së Selimit për paraqitje të përgjigjeve ndaj parashtrimeve të Prokurorisë të listave të dëshmitarëve dhe mocionit për pranim të provave të dëshmitarëve.

Doyle, në një konferencë për media, sot ka dhënë informacione edhe për dëshmitarët në rastin e Thaçit dhe të tjerëve që është duke u gjykuar.

“Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, dëshmitari i 54-t i thirrur nga Prokuroria filloi dhënien e dëshmisë të martën. Ky është dëshmitar i mbrojtur, dëshmia e të cilit u mbajt plotësisht në seancë të mbyllur, sipas urdhrit të Trupit Gjykues për mbrojtjen e dëshmitarit”.

“Të mërkurën, Shon Bërns (Shaun Byrnes) vazhdoi dhënien e dëshmisë nga java e kaluar. Bërns ishte shef i Misionit Amerikan të Vëzhguesve Diplomatikë në Kosovë nga gushti 1998 deri në korrik 1999. Po atë ditë më vonë, dëshmitari i 54-t u kthye në sallë të gjyqit dhe vazhdoi dhënien e dëshmisë dje dhe sot”, thuhet në njoftim.

Seanca e ardhshme në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët është caktuar të mbahet më 22 prill, në orën 09:00 paradite.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit