20.6 C
New York
Saturday, October 5, 2024

Buy now

Miratohet drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028 nga Komisioni për Integrim Evropian

- Advertisement -

 

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, vazhdoi raportimin në Komisionin për Integrim Evropian, pas mbledhjes së zhvilluar të enjten e javës së kaluar. Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i draftit të Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) për periudhën 2024-2028, përmbajtjen e të cilit e prezantoi zëvendëskryeministri në fjalën hyrëse të tij.

 

Programi përmban 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis të BE-së dhe bart në total 306 masa, prej të cilave 105 masa legjislative, 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare; 64 akte nënligjore dhe 201 masa zbatuese. Buxheti për zbatimin e Programit është gjithsej 56,043,856 euro, prej të cilave nga buxheti shtetëror do të ndahen 22,608,860 euro dhe nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro.

 

Drafti i Programit Kombëtar për Integrim Evropian (PKIE) 2024-2028, u miratua nga Komisioni për Integrim Evropian dhe i njëjti do të kalojë më tej për miratim në Kuvend.

 

Fjala e plotë hyrëse e zëvendëskryeministrit Bislimi:

 

E nderuara Kryesuese e Komisionit për Integrim Evropian, znj. Krasniqi,

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Të nderuar pjesëmarrës të tjerë,

 

Në vijim më lejoni të prezantoj para jush Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028, të miratuar nga Qeveria më 2 prill.

 

Përmbajtja e Programit:

  • 3 blloqe: kriteret politike, kriteret ekonomike dhe përafrimin e legjislacionit me acquis;

Përmbajtja e Programit:

  • 306 masa:

o   105 masa legjislative:

  • 38 projektligje dhe 3 marrëveshje ndërkombëtare;
  • 64 akte nënligjore;

o   201 masa zbatuese.

Buxheti për zbatimin e Programit:

  • Gjithsej 56,043,856 euro:

o   Nga buxheti shtetëror – 22,608,860 euro;

o   Nga partnerët zhvillimorë/donatorët – 33,434,996 euro;

o   Derisa për këtë dokument nuk ka vakum buxhetor.

 

Masat afatshkurtra janë të ndërlidhura dhe në harmoni me:

  • Konkluzionet e strukturave institucionale të MSA-së;
  • Programin për Reforma Ekonomike 2024 – 2026;
  • Planin Kombëtar për Zhvillim, dhe
  • Programin Legjislativ të Qeverisë për vitin 2024.

 

Meqë janë me rëndësi për punën e Kuvendit, në PKIE janë planifikuar këto projektligje (përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare) për këtë vit:

  • PL për plotësim-ndryshim të ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimi i tyre me Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, faza e tretë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura;
  • PL për inspektimin e përputhshmërisë së produkteve;
  • PL për prokurimin publik (plotësim-ndryshim);
  • PL për partneritetin publiko-privat (plotësim-ndryshim);
  • PL për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim (plotësim-ndryshim);
  • PL për shoqëritë tregtare;
  • PL për ndihmën shtetërore (plotësim-ndryshim);
  • PL për bankat;
  • PL për komunikimet elektronike;
  • PL për agroturizëm;
  • PL për tokën bujqësore;
  • PL për veterinarinë;
  • PL për peshkatarinë dhe akua-kulturën;
  • PL për automjete;
  • PL për patentë shofer;
  • PL për hekurudha;
  • PL për transportin rrugor;
  • PL për transportin e mallrave të rrezikshme;
  • PL për siguri hekurudhore;
  • PL për energji;
  • PL për energjinë elektrike;
  • PL për Rregullatorin e Energjisë;
  • PL për efiçiencën e energjisë;
  • PL për të drejtën në gjykim brenda kohës së arsyeshme;
  • PL për Gjykatën Administrative;
  • PL për plotësim-ndryshim të ligjit për përgjegjësitë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për të huajt;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për armë;
  • PL për plotësim-ndryshimin e ligjit për mbrojtjen e infrastrukturës kritike;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Francën;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Suedinë;
  • Marrëveshja për bashkëpunim juridik me Italinë;
  • PL për veprimtari kërkimore shkencore, inovacion dhe transfer të dijes dhe teknologjisë;
  • PL për mbrojtjen e mjedisit;
  • PL për menaxhimin e resurseve ujore;
  • PL për mbrojtjen e natyrës;
  • PL për inspektimin në fushën e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor, ndërtimit dhe banimit;
  • PL për pajisje dhe produktet medicinale;
  • PL për kontrollin e duhanit;
  • PL për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës (plotësim-ndryshim).

 

Tani më lejoni të prezantoj disa nga reformat e tjera kyçe të cilat janë paraparë për tri blloqet e përmendura:

 

Tek kriteret politike, është fjala për:

  • Legjislacioni dhe politikat kornizë për Reformën e Administratës Publike;
  • Reduktimi i barrës administrative;
  • Racionalizimi i agjencive;
  • Avancimi i politikave dhe legjislacionit tek qeverisja lokale;
  • Avancimi reformave në fushën e  politikës së jashtme me atë të BE-së (në kapitullin 31).

 

Tek kriteret ekonomike:

  • Zbatimi i Strategjisë dhe PV për Reforma të Menaxhimit të Financave Publike 2022-2026;
  • Luftimi i ekonomisë informale.

 

Ndërkaq tek standardet evropiane, lista është më e gjatë:

  • Reformat legjislative në fushën e prokurimit publik dhe atij publiko-privat;
  • Reformat legjislative në fushën inspektimeve;
  • Reformat legjislative në fushën sektorit bankar;
  • Reformat  në fushën e lëvizjes së lirë të kapitalit dhe shërbimeve financiare si dhe zbatimi në praktikë i tyre;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e konkurrencës dhe ndihmës shtetërore, si dhe zbatimi në praktikë;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e bujqësisë dhe agro-turizmit dhe veterinës;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën, transportit dhe rrjeteve trans-Evropiane, TIK-ut, si dhe zbatimi dhe ngritja e kapaciteteve institucionale në këtë fushë;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e energjisë dhe zbatimi i tyre, në përputhje me agjendën e de-karbonizimit;
  • Reformat legjislative dhe të politikave në fushën e mjedisit, ujërave dhe mbeturinave;
  • Reformat legjislative dhe të politikave  në fushën e shëndetit publik dhe mbrojtjes së konsumatorit;
  • Reformat e politikave dhe ato institucionale në fushën e të drejtës së kompanive, ndërmarrjeve dhe industrisë me fokus në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve për investitorë dhe ndërmarrje të tjera, si dhe forcimin e konkurrueshmërisë në treg si brenda vendit ashtu dhe më tej;
  • Reformat legjislative dhe të politikave fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë, me përqendrim në funksionimin e institucioneve, sistemit të drejtësisë, profesioneve të lira te drejtësisë, të drejtave themelore, mediave, barazisë gjinore, të drejtave të pakicave, dhe mbrojtjes së të dhënave personale;
  • Reforma legjislative dhe të politikave  në fushën e punëve te brendshme me fokus në mbikëqyrjen e kufirit, azilin dhe migracionin, rendin publik dhe bashkëpunimin policor, sigurinë kibernetike si dhe bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështje penale dhe juridike;
  • Reforma legjislative dhe të politikave te fusha e punëve te brendshme me fokus në luftimin e shpëlarjes së parave, financimin e terrorizmit dhe luftimin e narkotikëve;
  • Përmirësimi i politikave dhe i zbatimit të tyre në fushën e arsimit, shkencës dhe hulumtimeve shkencore;
  • Avancimi i politikave dhe zbatimi i tyre te fusha e kontrollit financiar e të tjera.

 

Pra, kjo ishte një paraqitje e shkurtër e përmbajtjes së Programit Kombëtar për Integrim Evropian për periudhën 2024-2028.

 

Të nderuar deputetë,

 

Ju kisha lutur që këtë Program ta miratoni dhe ta procedoni për miratim në seancën plenare të Kuvendit.

 

Ju faleminderit shumë për vëmendjen!

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit