Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes, konkursi do të jetë i hapur nga 3 qershor deri më 17 qershor, ndërsa mosha e kërkuar është 18 deri 22 vjeç, njofton Klankosova.tv
Qendrat për Studime Universitare do të jenë në Kosovë, Shqipëri si dhe në Turqi.
Njoftimi për shpalljen e konkursit gjendet në web faqen e MM-së: https://mod.rks-gov.net/Page/15.