Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka lidhur marrëveshje mjekësore me atë të Turqisë.
Kështu ka njoftuar ministri Ejup Maqedonci me anë të një postimi në Facebook, ku ka treguar se përmes kësaj marrëveshjeje mundësohet ofrimi i kuotave shtesë për trajtimin e ushtarakëve të FSK-së në institucionet mjekësore ushtarake turke.
Përveç kësaj, siç shkruan Maqedonci marrëveshja mundëson realizimin e ushtrimeve të përbashkëta në fushën e mjekësisë ushtarake, trajnime mjekësore para zbarkimeve ushtarake, shkëmbimin e personelit mjekësor, veprimtaritë shkencore dhe shkëmbim i informacionit mjekesor, edukim profesional për pjesëtarët e FSK-së në Akademinë Mjekësore Ushtarake të Turqisë në mjekësi të përgjithshme, stomatologji, infermireri dhe farmaci.