17.6 C
New York
Wednesday, October 9, 2024

Buy now

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë: Rusia ka humbur mbi 610 mijë ushtarë në Ukrainë

- Advertisement -

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe ka thënë se Rusia ka të ngjarë të ketë humbur më shumë se 610 mijë ushtarë që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Sipas kësaj Ministrie, taktikat e bazuara në “valët e masave të këmbësorisë” kanë kërkuar që Moska të “riformojë vazhdimisht forcat në front me një fluks të qëndrueshëm rekrutësh të rinj”.

Ka të ngjarë që normat e rekrutimit këtë vit të kenë rënë në krahasim me vitin 2023, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e fundit të inteligjencës.

Kjo ka bërë që Rusia të “rrisë bonuset e hyrjes në muajin gusht të vitit 2024”.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se “vlerësimet sugjerojnë se pagesat e personelit ushtarak arritën në rreth 8 për qind të shpenzimeve federale në vitin deri në qershor të vitit 2024”.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2024 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit