16.9 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Ministria e Liburn Aliut rehaton me pozitë të re “babën e tenderëve”, i sanksionuar nga ShBA-ja

- Advertisement -

Nexhat Krasniqi, i njohur edhe si “baba i tenderëve”, i cili dy javë më parë u pezullua nga pozita e Drejtorit të Divizionit të Prokurimit, pas sanksionimit nga ShBA-ja, tani ka “gjetur rehati” në Ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu.

Sipas një vendimi të publikuar nga gazetari Mentor Buzhala,  thuhet se Nexhat Krasniqi është emëruar përkohësisht Drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore, në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Sipas dokumentit vendimi ka hyrë në fuqi ditën e djeshme (e mërkurë, 15 nëntor).

Shtetet e Bashkuara e sanksionojnë Nexhat Krasniqin, ish-drejtorin e Prokurimit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, si përgjithësisht të papërshtatshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të madh. Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka keqpërdorur pozitën e tij publike duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania operuese Eltoni”, thuhej në vendimin e DASh-it.

Por kush është “Baba i tenderëve”?

Nexhat Krasniqi i cili i mbijetoi çdo pushteti në Kosovë, vite më parë ishte dënuar për keqpërdorim të detyrës brenda Ministrisë, por më vonë me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil (KPMSHCK), ishte kthyer në detyrë.

Ai ishte i përfshirë edhe në një rrahje në MMPHI në vitin 2022.

Ndonëse, nga secila parti opozitare ishte përmendur si “njeri i korrupsionit”, kur vinin në pushtet secila e përdorte Krasniqin.

Edhe partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, sa ishte në opozitë e quante si “kupola e krimit”, por kur erdhën në pushtet, e “lustruan” figurën e tij dhe punojnë me të.

Ministrja aktuale e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, vite më parë në cilësinë e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, kishte shtruar në Kuvend pyetje lidhur me rastin e Nexhat Krasniqit, i cili ndonëse i dënuar me burgim efektiv, ka vazhduar punën e tij si drejtor i prokurimit publik në Ministrinë e Infrastrukturës.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit