Ministri i Punëve të Brendsme Xhelal Sveçla së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi, kanë viziuar pjesëtarin e Policisë së vendit, i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje, në Kishën e Zllakqanit.
“Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.” – ka shkruar ndër të tjera Sveçla.
Postimi i plotë:
Me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha dhe Drejtorin e Departamentit të Rendit Publik Arbnesh Ajvazi, sot vizituam Januz Veselaj, pjesëtarin e Policisë së Kosovës i cili u plagos gjatë intervenimit në një vjedhje në Kishën e Zllakuqanit.
E përgëzova Januzin për reagimin e shpejtë e profesional si dhe për rezistencën përballë plaçkitësve që rrezikuan jetën e tij. Përkundër që gjendja e tij shëndetësore ka qenë e rënduar u gëzova që rikuperimi po vijon shumë mirë.
Hetimet në identifikimin e kryesve të tentim vjedhjes dhe plagosjes së Januzit janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë. Kryesit e këtij akti dhe kushdo që do të tentojë të kryejë akte të tilla, do të përballet me gjithë forcën e ligjit.