28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Dita e Dëshmorëve në Rahovec, Haradinaj: Sakrifica e tyre sublime do të jetë e përhershme

- Advertisement -

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në Komunën e Rahovecit.

Haradinaj ka thënë se betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën.

“Rahoveci e ka dëshmuar kontributin ndaj Atdheut në luftën e fundit për liri përmes shumë luftëtarëve të zotë sa që edhe historia do të rrëfejë për ta tek brezat e ardhshëm. Me 12 maj 1998, pushkët e luftëtarëve të lirisë kumbuan në Anadrini. Betejat në Ratkoc, Vrajakë, Bratotin e Malësi të Vogël, shënuan një kapitull të ri për Luftën Çlirimtare në Zonën Operative të Pashtrikut”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka kujtuar udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile, Agron Rrahmanin dhe të rënët në Katundin e Ri të Pejës.

“Sot kujtojmë gjithashtu, në ditën e përjetësimit, udhëheqësin e njësiteve të hershme guerile të UÇK-së, Agron Rrahmani. Po ashtu, kujtojmë e nderojmë të rënët në Katundin e Ri të Pejës, të ekzekutuar nga dora e shtetit fashist serb. Kujtojmë rënien por dhe humbjen pa gjurmë të anëtarëve të familjes atdhetare Prelvukaj. Lavdi të gjithë atyre që u flijuan për lirinë e Kosovës ndër breza! Respekti dhe mirënjohja për sakrificën e tyre sublime do të jetë e përhershme!”, ka përfunduar Haradinaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit