28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ministri Sveçla dhe homologu i tij turk bëjnë homazhe në Prekaz

- Advertisement -

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme (e hënë), së bashku me homologun e tij turk, Munir Karaloglu, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kështu ka bërë të ditur vetë ministri Sveçla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Nderimi dhe përulja që i bëhet sakrificës së familjes Jashari është nderim për të gjithë ne dhe të rënët për lirinë që e gëzojmë”, ka shkruar Sveçla.

Sveçla ka falënderuar zëvendësministrin Karaloglu për vizitën e tij në Kosovë e sidomos në Prekaz, si dhe ka shtuar se ”në frymën e bashkëpunimit mes shteteve tona realizojmë aspiratat e përbashkëta për zhvillim të mëtejmë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit