12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Ministri Maqedonci viziton Hungarinë, pritet t’i zhvillojë disa takime

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka udhëtuar për një vizitë pune në Hungari.

Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, gjatë qëndrimit në Hungari, ai do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Hungarisë, si edhe do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Mbrojtjes të iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore (Central European Defense Cooperation, CEDC), si dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor (WB), që zhvillohet në Budapest.

Gjithashtu, Maqedonci do të marrë pjesë në Kongresin e Sigurisë (Budapest Security Dialog), ndërsa do të zhvillojë dhe një sërë takimesh të tjera.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit