16.8 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Ministri i ri i Jashtëm i Shqipërisë: Prioritet kryesor do të jetë integrimi evropian

- Advertisement -

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka marrë zyrtarisht detyrën pas betimit në mesditë tek Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ministri i ri i Jashtëm, Igli Hasani, u prit në ambientet e MEPJ nga paraardhësja, Olta Xhaçka dhe stafi diplomatik, ku u mbajt edhe ceremonia zyrtare e dorëzimit të detyrës, në prani edhe të Zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, u shpreh se prioritet kryesor i MEPJ do të vijojë të jetë integrimi evropian, teksa theksoi se kryesimi shqiptar i OSBE-së dhe angazhimi në Këshillin e Sigurimit e kanë rritur cilësisht rolin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Na takon neve të gjithëve që të përpiqemi të sjellim më shumë investime në vendin tonë, që ta ndihmojmë këtë progres cilësor që ka marrë ky vend kaq i bukur. Jam shumë i bindur që së bashku do të krijojmë modalitetet e duhura për të avancuar edhe më tej në rrugën që kemi përpara”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit