7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Ministri i Jashtëm ukrainas takohet me Blinken në Bruksel, kërkon sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot

- Advertisement -

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba shprehu mirënjohjen pr ndihmën e dhënë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga fillimi i agresionit në shkallë të gjerë nga Rusia. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi të enjten me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Bruksel.

“Kam informuar Sekretarin Blinken për terrorin ajror në rritje të Rusisë kundër qyteteve dhe komuniteteve të Ukrainës, duke përfshirë përdorimin e raketave balistike, dhe u kërkova partnerëve tanë amerikanë të gjejnë mënyra për të siguruar sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore “Patriot” sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi Kuleba në rrjetin social X, duke falënderuar Blinken “për veprimet e menjëhershme” në këtë drejtim.

“Ne diskutuam gjithashtu hapat e ardhshëm që do të ndërmerren në ditët dhe javët e ardhshme për të zhbllokuar ndihmën e mëtejshme të SHBA për Ukrainën”, shtoi ministri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit