28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Hajnat që vodhën në shtëpinë e Bajram Kelmendit dërgohen në mbajtje për 48 orë

- Advertisement -

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin se disa persona kanë hyrë para dy ditëve në shtëpinë e avokatit të ndjerë, Bajram Kelmendi.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka arritur të arrestoj dy të dyshuar të cilët dyshohen të jenë futur brenda shtëpisë”, tha Borovci.

Tutje, ai tha se të arrestuarit, me rekomandimin e prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme hetimore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit