11.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Ministri i Jashtëm i Ukrainës: Asgjë s’mund t’i ndajë Ukrainën e Serbinë, mbështesim integritetin territorial të Serbisë!

- Advertisement -

Serbia është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, i cili nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Nga matjet e opinionit publik në Serbi, mbi 80% e popullsisë mbështesin Putinin dhe agresionin e Rusisë në Ukrainë, ndërkohë që në studiot e televizionet kryesore atje shpesh i kualifikojnë ukrainasit si nacist duke i quajtur ‘ukranacisti’. Megjithatë, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmitro Kuleba, në një intervistë dhënë ‘Euronews Serbia’ çmoi raportet me Serbinë duke vlerësuar se asgjë “nuk mund t’i ndajë këto dy vende Serbinë dhe Ukrainën”. Ai gjithashtu, i tha ‘Euronews Serbia’ se Ukraina mbështet integritetin territorial të Serbisë, nënkuptuar së bashku me Kosovën si pjesë integrale të saj.

Për kujtesë, Kosova është mbështetëse e palëkundur e Ukrainës dhe dënuese e ashpër e agresionit rus ndaj Ukrainës. Kosova aplikon të gjitha sanksionet kundër Federatës Ruse dhe ka linjëzuar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian, edhe pse, duke mos qenë kandidate zyrtare për anëtarësim, nuk ka qenë e detyruar.

Kosova, po ashtu strehon dhe ofron të gjitha kushtet për punë gazetarëve nga Ukraina, nëpërmjet programit ‘Rezidenca në Kosovë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit