28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Ministri Çeku inspekton punimet e memorialit për daljen e parë publike të UÇK-së

- Advertisement -

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku bashkë më deputeten Shqipe Mehmeti Selimi kanë inspektuar punimet e memorialit për daljen e parë publike të UÇK-së.

Çeku mes tjerash ka shkruar se më 28 nëntor 1997, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi u paraqitën para të pranishmëve në varrimin e mësuesit të vrarë, Halit Geci.

“Bashkë me deputeten Shqipe Mehmeti Selimi ishim në Llaushë për të parë punimet për ndërtimin e memorialit që do të përjetësojë daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 28 Nëntor 1997. Atë ditë, Rexhep Selimi, Daut Haradinaj e Mujë Krasniqi u paraqitën para të pranishmëve në varrimin e mësuesit të vrarë, Halit Geci”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka shpërndarë edhe deklaratën që Selimi e kishte lexuar në emër të UÇK-së.

“Deklaratën që e kishte lexuar në emër të UÇK-së, Rexhep Selimi e kishte përfunduar me këto fjalë: ‘Gjaku i të rënëve le të na bëhet urë që do të na bashkojë të gjithëve rreth Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të na bashkojë të gjithëve në luftën për çlirimin e Kosovës se vetëm kështu trojet tona do ta shohin dritën e lirisë. Lavdi të rënëve për liri!’, “ përfundon shkrimin ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit