13.7 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

​Ministrat e Shqipërisë mbërrijnë në Prishtinë

- Advertisement -

Delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë ka mbërritur në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Kosovës.

Në vendin ku do të mbahet mbledhja e dy kabineteve qeveritare ka arritur edhe kryeministri, Albin Kurti, me vartësit e tij, të cilët janë në pritje të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kjo është mbledhja e tetë me radhë e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në të cilën pritet të nënshkruhen disa marrëveshje.

Pas mbledhjes së përbashkët do të ketë konferencë të përbashkët për medie, mes kryeministrit Kurti dhe Rama.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit