15.7 C
New York
Tuesday, May 21, 2024

Buy now

Minatorët e Stantërgut prej 3 ditësh në grevë, Shala: Situata ekonomike dhe financiare është si kurrë më keq

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije që minatorët e Stantërgut kanë hyrë në ditën e tretë të grevës për shkak të mosmarrjes së pagës së muajit prill.

Shala ka thënë se situata ekonomike dhe financiare nuk ka qenë kurrë më e keqe.

Po ashtu, Shala ka akuzuar qeverinë për mungesë të projekteve në ndërmarrjen “Trepça” dhe për përndjekjen e kuadrove profesionale.

“Dita e tretë e grevës së minatorëve në Stantërg! Kërkesat e tyre janë të drejta dhe minimaliste, paga e muajit prill. Menaxhmenti dhe qeveria po e mbajnë të fshehur dështimin e madh menaxherial dhe investues në ‘Trepçë’. Situata ekonomike dhe financiare është si kurrë më keq. Nuk ka prodhim normal, nuk ka realizim të hyrave, nuk ka mbështetje dhe politikë qeveritare. Tash e tri vite qeveria është pa ide, pa projekt dhe pa strategji për këtë sektor! Përveç ndjekjes së kuadrove profesionale dhe inxhinierëve me përvojë, asgjë tjetër nuk mund të marrim si veprim të kësaj qeverie. Dhe vërtetë kthehemi te parulla e vjetër e minatorëve, që e lexojnë ata çdo ditë në hyrje të minierës: ME FAT!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit