Besiktas ka shënuar fitore ndaj Eyupspor me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për javën e gjashtë të elitës së futbollit turk.
Sulmuesi anësor, Milot Rashica, ka arritur të shënojë gol në ndeshjen e sotme duke e hapur përballjen dhe duke pasur paraqitje shumë të mirë.
Rashica zhbllokoi ndeshjen në minutën e 20-të, kur arriti të marr një pasim nga Joao Mario për të gjuajtur pastaj nga jashtë zonës për të shënuar për 1-0.
Pas ndeshjes, Rashica nga SofaScore u shpall lojtar i ndeshjes, duke u vlerësuar me notën 8.4.
Ai fitoi pesë duele, ndërsa kishte 28 pasime të kompletuara.
Ky i sotmi ishte goli i parë i Milot Rashicës këtë sezon me fanellën e Basiktas, ndërsa ka edhe katër asistime.