28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Miller: Është shumë herët për të thënë nëse Izraeli po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët

- Advertisement -

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha se është shumë herët për të thënë nëse Izraeli po bën mjaftueshëm për të mbrojtur civilët në Gaza që kur rifilloi ofensivën e tij pas një armëpushimi të përkohshëm.

Ai shtoi se kërkesa e fundit e evakuimit ishte “shumë më e shënjestruar” pasi forcat izraelite kishin “identifikuar lagje specifike” ku do të zhvilloheshin operacione ushtarake, “në vend që t’i thoshin një qyteti të tërë ose një rajoni të tërë që të lironte shtëpitë e tyre”.

“Ky është një përmirësim i asaj që ka ndodhur më parë”, tha Miller.

“Nuk është vetëm qëllimi që ka rëndësi, por është rezultati. Dhe ne po shikojmë nga afër dhe do të vazhdojmë të shikojmë shumë nga afër përpara se të nxjerrim ndonjë vlerësim përfundimtar”, shtoi ai ndër të tjera.

Ndërsa Izraeli rifilloi sulmet në Gaza të premten e kaluar pas një armëpushimi njëjavor, ShBA-ja i kërkoi të bënte më shumë për të mbrojtur civilët dhe për të shmangur zhvendosjet masive të palestinezëve në enklavë.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, tha sot se 15 mijë e 899 palestinezë janë vrarë që kur Izraeli filloi fushatën e tij ushtarake, raporton BBC.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit