Milani synon Van Dijkun

- Advertisement -

AC Milan ka vendosur kapitenin e Liverpoolit, Virgil van Dijk, si objektivin kryesor për repartin defensiv gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas transferimit të Gonçalo Ramos për 70 milionë euro, klubi italian synon të përforcojë edhe mbrojtjen, ndërsa këshilltari i lartë Zlatan Ibrahimović është një nga mbështetësit më të mëdhenj të këtij operacioni.

Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit, me pronarin Gerry Cardinale dhe Ibrahimović në krye, besojnë se mbrojtësi holandez është lideri ideal për të udhëhequr skuadrën në epokën e re nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim.

Milani shpreson të përfitojë nga ndryshimet që po ndodhin te Liverpooli, pas largimeve të Mohamed Salah dhe Andrew Robertson gjatë kësaj vere. Megjithatë, anglezët nuk pritet ta kenë të lehtë të heqin dorë edhe nga Van Dijk, sidomos pasi kanë humbur edhe Ibrahima Konaten, i cili është transferuar te Real Madridi si lojtar i lirë.

Drejtuesit e klubit italian po analizojnë mundësinë financiare për të bërë një ofertë zyrtare, duke qenë se Van Dijk ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij. Qendërmbrojtësi 35-vjeçar ka zhvilluar 374 ndeshje dhe ka shënuar 36 gola me fanellën e Liverpoolit, duke u konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë në botë gjatë viteve të fundit.

Gjatë periudhës së tij në “Anfield”, Van Dijk ka fituar trofe të shumtë, përfshirë UEFA Champions League, dy tituj kampionë, FA Cup dhe çmimin Lojtari më i Mirë i UEFA-s në Evropë. Megjithatë, ai vjen pas një zhgënjimi në Kupën e Botës 2026, ku Holanda u eliminua në fazën e 1/16 së finales nga Maroku pas ekzekutimit të penalltive.

Nëse transferimi i Van Dijk nuk realizohet, Milani ka përgatitur si alternativë mbrojtësin e Sportingut, Gonçalo Inácio, për një shumë rreth 40 milionë euro.

Javët në vazhdim pritet të jenë vendimtare, pasi Milani do të tentojë të bindë Liverpoolin të nisë negociatat për kapitenin e tij, ndërsa Ruben Amorim kërkon ta ndërtojë skuadrën me një lider të ri në zemër të mbrojtjes.

Të ngjashme

Të fundit