9 C
New York
Monday, March 10, 2025

Buy now

Milani synon ta marrë primatin në Serie A

- Advertisement -

Rossoneri” do ta kërkojnë fitoren sonte ndaj Spezias, Napoli i Rrahmanit e viziton Bolognan

Milani do të mundohet ta marrë primatin sonte në Serie A.

“Rossoneri” i kanë dy pikë më pak se lideri Inter, i cili u ndal nga Atalanta.

Për këtë, me një fitore eventuale ndaj Spezias në shtëpi, Kuqezinjtë mund të bëhen liderë të rinj të kampionatit italian.

Natyrisht, ata do ta kenë një ndeshje më shumë të zhvilluar sesa “Nerazzurri”.

Nga ana tjetër, Spezia do të tentojë ta nxjerrë një pikë në “San Siro”, shkruan “Gazeta Express”.

Ndërkohë, sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Napoli i Amir Rrahmanit.

Napolitanët kanë pësuar rënie të formës kohëve të fundit.

Prandaj, për ta është mundësia e fundit që ta rimarrin veten nëse duan të luftojnë për titull të kampionit.

Të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 18:30.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit