21.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Milani nis bisedimet për transferimin e Armando Brojës

- Advertisement -

Armando Broja sezonin e ardhshëm mund të luajë për skuadrën e Milanit.

Klubi italian tashmë ka nisur bisedimet me Chelsean, për transferimin e sulmuesit shqiptar.

Sipas asaj që raporton ”Gazzeta Dello Sport”, shefi i merkatos së Milanit, Francesco Camarda, aktualisht ndodhet në Londër ku do të zhvilloj bisedime me drejtuesit e Chelseas, për huazimin e Brojës.

Sulmuesi 22-vjeçar është në listën e Sylvinhos për Kampionatin Evropian dhe kjo është një mundësi e artë për ta treguar vetën para syve të klubit të Milanit, pasi do të luajë pikërisht edhe kundër kombëtares së Italisë, ndeshje e cila zhvillohet me 15 qershor.

Së fundmi, Broja ishte pjesë e Fulhamit si i huazuar, gjersa më herët në karrierë ka luajtur edhe për Southampton e Vitesse.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit