Analisti Milaim Zeka në emisionin “Click” në RTV21 kujtoi vitin e kaluar kur LVV-ja për 46 herë propozoi dhe votoi Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit.
“E pastaj kanë hy në vota pa qenë prezent 82 deputetë. O, këta çka s’kanë bo! Këta e kanë interpretu Kushtetutën sipas orekseve të veta, ligjet. Me të vërtetë, ky e ka bo sikur një vend sulltanat këtu “, tha ai, duke shtuar se pas tetorit vendi mund të hyjë në një anarki totale, të cilën e cilësoi si të rrezikshme.






