28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Migrimi, mungesa e stafit e konkurrenca – Shkaktarë të mbylljes së kafiterive

- Advertisement -

Dhjetëra kafiteri/bare janë mbyllur në Prishtinë ditëve të fundit. E shkak për këtë po konsiderohet migrimi dhe mungesa e punëtorëve. I fundit që iu “vu” dryni ishte “Bon Vivanti”. Kështu së paku thonë për Ekonomia Online, gastronomë të njohur nga Prishtina.

Arsye tjera sipas gastronomeve është edhe konkurrenca e madhe në treg e sezona e dimrit.

Pronari i kafiterisë “Che Bar”, Labinot Ademi, thotë për Ekonomia Online se migrimi e mungesa e punëtorëve, janë disa nga shkaktarët që po mbyllen bizneset.

“Po po mbyllen shkaku tash pak që po dalin jashtë (në Evropë), ka klientë më pak besoj që puna e stafit po kanë telashe të ndryshme që po i detyrojnë me u mbyll lokalet. Më shumë besoj se ka më pak klientë në këtë kohë edhe ndodh ky fenomen se nuk besoj që mundet me pas ndonjë arsye tjetër. Konkurrenca është shumë e ashpër dhe shkak i saj mundet me pas telashe gjithsecili biznes. Telashe ngritja e çmimeve nonstop që çmimet ka prej tyre që janë aty për aty sa vjet të ndryshme çmimet e furnizimit janë ngritur nonstop puna e stafit, rrogat kanë ndryshuar tash e një kohë edhe secili biznes i ka këto telashe që mundet me u përball çdo ditë me to që i detyron edhe me i mbyll”, u shpreh Ademi, teksa nuk e përjashton mundësinë që biznese tjera të mbyllen.

“Po ka rrezik me u mbyll bizneset tjera tash janë më të vogla janë në rrezik të shuarjes sepse klientë ka më pak në këtë kohë, janë duke dalë jashtë dhe mundet me ndodh që me u detyrua dikush me i mbyll lokalet”, thotë Ademi.

Por ndryshme nga Ademi shprehet menaxheri i “Bosphoros Restaurant”, Erolind Mirena. Ai thotë se staf e klientë kanë mjaftueshëm por që konkurrenca është shkaktar i mbylljes. Pret që gjatë verës të hapet më shumë puna.

“Mbyllja e kafitereve nuk e dimë arsyen se pse po mbyllen por ndoshta është konkurrenca e madhe dhe që nuk munden të mbijetojnë të gjitha bizneset në treg. Tashmë jemi duke shkuar te sezona e verës nuk besoj por sezona e dimrit ka qenë që gjithmonë janë mbyllur kafiterite dhe janë hapur bare ose restorante dhe biznese tjera. Mendoj se nuk ka shumë vështirësi, staf ka mjaftueshëm klientë ka mjaftueshëm vetëm se varet çfarë brende dhe çfarë produkti e servon në restorant dhe bar”, u shpreh Mirena.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit