14.3 C
New York
Friday, April 26, 2024

Buy now

Microsoft zyrtarizon investimin multi-miliardë dollarësh në OpenAI

- Advertisement -

Ditën e hënë Microsoft njoftoi një marrëveshje shumëvjeçare, multi-miliardë dollarëshe me krijuesin e ChatGPT, Open AI.

Microsoft nuk tha specifikisht sa ka investuar, por Semafor raportoi në fillim të muajit se gjiganti i Windows ishte në bisedime për të investuar deri në 10 miliardë dollarë.

Marrëveshja shënon fazën e tretë të bashkëpunimit mes dy kompanive pas investimeve të 2019 dhe 2021 nga Microsoft. Ky i fundit tha se partneriteti i rinovuar do të përshpejtojë avancimet në inteligjencë artificiale dhe të ndihmojë kompanitë të komercializojnë teknologji të avancuara në të ardhmen.

“Kemi formuar një bashkëpunim me OpenAI lidhur me ambiciet e përbashkëta për të avancuar kërkimin në inteligjencë artificiale por edhe demokratizimin e saj si një platformë e re teknologjie,” tha CEO i Microsoft Satya Nadella.

OpenAI punon së afërmi me Microsoft dhe përdor shërbimet e saj cloud Azure. Në Korrik të 2019-ës, Microsoft mbështeti OpenAI me 1 miliardë dollarë, një investim që e bëri Microsoft ofruesin ekskluziv të shërbimeve cloud për OpenAI.

Të Hënën kompania tha se Azure do të vijojë të jetë ofruesi ekskluziv i OpenAI. Investimi i Microsoft do të ndihmojë dy kompanitë të angazhohen në super kompjuterë dhe të krijojë eksperienca të reja bazuar në inteligjencë artificiale.

OpenAI konsiderohet nga hulumtuesit e inteligjencës artificiale si një prej tre laboratorëve më të avancuar në këtë fushë në mbarë botën ndërsa kompania ka zhvilluar softuerë që luajnë lojëra dhe të aftë të mundin njerëzit në tituj si Dota 2. /PCWorld Albanian

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit