24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Microsoft heton problemet me aktivizimin e Windows

- Advertisement -

Microsoft po heton disa probleme me aktivizimin e Windows që duket se burojnë nga lëvizja e fundit e kompanisë për të bllokuar aktivizimin e kopjeve të Windows 10 dhe Windows 11 duke përdorur çelësat e Windows 7 dhe 8-ës.

Nëse keni një instalim Windows 10/11 që është aktivizuar duke përdorur fushatën e përditësimit falas nga Windows 7 dhe 8, me shumë gjasa do të çaktivizohet nëse zëvendësoni komponentë hardueri ose madje përditësoni versionin e BIOS.

Përdoruesit kanë raportuar raste kur një kopje e Windows 11 refuzonte të aktivizohej pas ndryshimit të pllakës amë përmes çelësave dixhitalë të regjistruar në llogarinë e Microsoft.

Kujtojmë se muajin e kaluar Microsoft vendosi të bllokojë aktivizimin e Windows 10-ës dhe 11-ës me çelësat e Windows 7-ës dhe 8-ës. Tashmë çelësat e Windows 7/8 janë bllokuar plotësisht nga aktivizimi i instalimeve të pastra të Windows 10/11 por në të njëjtën kohë siç duket bllokon edhe riaktivizimin për shkak të ndryshimeve të harduerëve.

“Microsoft është në dijeni të raportimeve të konsumatorëve dhe po heton rastin,” tha një përfaqësues i kompanisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit