5.5 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Micotakis: Do të kemi probleme nëse RMV nuk e respekton “Prespën”!

- Advertisement -

Gjatë një interviste për televizionin grek “Alfa”, Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, ka deklaruar se deklratat e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, po ndiqen me shqetësime dhe se me interesim të madh po pritet qëndrimi zyrtar I qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut se si do të emërtohet vendi.

“Edhe unë paraprakisht nuk u pajtova me Marrëveshjen e Prëspës, veçanërisht në pjesën “populli maqedonas”, “gjuha maqedonase”, megjithatë pranova në kuadër të vazhdimësisë shtetërore, pavarësisht se nuk pajtohem. Të kemi durim. Dua të shpresoj se gjërat që u dëgjuan në fushatë, nuk do të jenë pozicione zyrtare të Qeverisë së re, për shkak se nëse do të jenë, do të kemi probleme” – tha Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Shqetësimet e autoriteteve greke vijnë pas deklaratave nëpër tubime parazgjedhore dhe tv-duele të kandidates presidenciale të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, e cila kishte theksuar se do ta respektojë emrin kushtetues, por nuk do ta përdor emrn Maqedonia e Veriut, duke shtuar se më këtë nuk krjon asnjë konfuzion. /tvklan.mk/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit