“Mezi kishe prit me çu në Prokurori”, “s’po të nihet zëri për korrupsionin në QKUK”, përplasen Konjufca e Ismaili

- Advertisement -

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca dhe nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, janë përplasur ashpër për gjendjen e shëndetësisë në vend.

Në “Debat Plus”, Ismaili akuzoi Konjufcën se po heshtë përballë korrupsionit që sipas tij po ndodh në Qendren Klinike Universitare të Kosovës.

“Vlerësimi i Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian për Kosovën, kur ka qenë Uran Ismaili ministër e ka përdorur korrupsion endemik, sikur me tu bë sëmundje korrupsioni, e ky thotë se Kosova është bërë më keq”, u shpreh Konjufca.

Ismaili iu kundërpërgjigj Konjufcës duke i thënë se ‘po të blihet korrupsioni e s’po të ndëgjohet zëri.

Konjufca, në anën tjetër, u shpreh se po të ndodhte kjo Ismaili ‘mezi do të priste ta dërgonte këtë në Prokurori’.

Të ngjashme

Të fundit