13.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Metodat natyrale për të trajtuar dhe mbajtur nën kontroll hipotiroidizmin

- Advertisement -

Gjëndra e tiroides e cila i ngjan një fluture nga froma, është gjendra më e madhe endokrine. Mënyra më e lehtë për të shpjeguar rëndësinë e gjëndrës tiroide në trupin tonë është ta imagjinojmë si një person që ngarkohet çdo ditë me punët e përditshme të gjeneve dhe qelizave. Çfarë do të ndodhte nëse kjo gjendër të funksiononte shumë ngadalë ose sistemi imunitar të sillej gabimisht?

Hipotiroidizmi për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, është një epidemi e heshtur dhe e pashërueshme. Është kështu sepse njerëzit që vujanë nga kjo sëmundje shfaqin përshkrime të paqarta për përvojën e tyre duke e bërë të pamundur për profesionistët të gjejnë mjekimin e duhur. Hipotiroidizmi ndodh kur sistemi imunitar sulmon indet e tirodies.

Edhe pse profesionistët ende nuk kanë gjetur një kurë precize, njerëzit që vuajnë nga tiroidizmi mund të përdorin mënyra natyrale për ta trajtuar atë.

1. Glutathione është një antioksidant i fuqishëm që forcon sistemin imunitar dhe gjithashtu ofron një sërë efektesh kurative për hipotiroidizmin. Ushqime si asparagët, brokoli, pjeshkët, avokadot, kugulli ose vezët e papërpunuara e ndihmojnë trupin të prodhojë më shumë nga ky antioksidant.

2. MOS hani ushqime me gluten. Në rastin e hipotiroidizmit ushqimet e pasura me gluten thjesht e përkeqësojnë gjendjen.

3. Pacientët që vuajnë nga hipotiroidizmi përjetojnë një lodhje dhe këputje e cila i shtyn ata të konsumojnë kafeinë  dhe sheqer. Ky është një gabim i zakonshëm që pacientët duhet të shmangin pasi kafeina dhe sheqeri ‘djegin’ gjendrën tiroide.

4. Pacientët duhet të shmangin ngrënien e ushqimeve ndaj të cilave janë alergjikë ose e kanë të ndaluar t’i konsumojnë sipas mjekut. Ushqimet e dëmshme zmadhojnë rrezikun e përgjigjeve autoimune. Pacientët gjithashtu duhet të shmangin djathin tofu, sojën dhe ushqimet për energji të cilat ngadalësojnë receptorët e qelizave. Duhet të shmangin edhe perimet kruçifere si brokoli, lulelakra dhe lakrat e Brukselit.

5. Gjendra tiroide sensitive është shumë reaktive ndaj stresit. Buzëqeshni më shpesh, përpiquni të keni një mënyrë jetese relaksuese dhe përpiquni të mos stresoheni shumë. Pacientët gjithashtu duhet të shmangin edhe lodhjen e veshkave.

6. Ngrënia e frutave të thata, e mishit të kafshëve barngrënës, ushqimeve organike dhe vezëve i japin trupit më shumë proteina të cilat e transportojnë hormonin tiroid në çdo ind.

7. Sigurohuni të hani më shumë ushqime që furnizojnë trupin me bakër, zink, acide yndyrore omega-3, vitamina A dhe B, jod dhe selen.  Gjithashtu sigurohuni  që trupi juaj të furnizohet mjaftueshëm me probiotikë. Sa më e madhe të jetë përqindja e probiotikëve, aq më mirë funksionon gjendra tiroide.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit