5.8 C
New York
Thursday, April 3, 2025

Buy now

Meta: Vjosa Osmani është personi më i rëndësishëm politik, Kurti duhej t’i ruante raportet me të

- Advertisement -

Ish-deputeti Burim Meta ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke vënë theksin te marrëdhëniet mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani.

Sipas tij, Osmani mbetet figura kyçe politike në nivel të republikës dhe ndikimi i saj është i pamohueshëm dhe se ruajtja e raporteve mes Osmanit dhe Kurtit do të kishte ndihmuar në formimin e qeverisë së re dhe ruajtjen e mazhorancës.

“Që personi më i rëndësishëm politik në nivel të republikës është zonja Vjosa Osmani, për shkak se po e shiheni sa të vështirë po e ka LDK-ja me pas suksesin e saj të dëshirueshëm pa e pas brenda petkut të saj zonjën Osmani. Dhe e dyta, sa bukur do të ishte këtu të ndoste ndryshe situata, unë jam edhe i vogël me kryeministrin Kurti për nga politikbërja. Është politikan që e vlerësoj. Sa bukur do të ishte nëse zoti Kurti të ishte më i kujdesshëm edhe në ruajtjen e raporteve me presidenten e Kosovës. Dhe sa bukur do të ishte t’i ruante raportet dhe mos t’i linte të hidhërohen edhe deputetë të ndryshëm.

Nëse krejt ky konstelacion, kjo harmoni të ruhej brenda, ta ruante zoti Kurti brenda petkut të saj, ashtu siç janë fituar zgjedhjet në 2021 dhe të ruheshin raportet me zonjën Osmani, do ta kishim nesër me u thirr konsituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë. Sepse përsëri do të ishte shumica”, ka thënë Meta në Debat Plus.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit