8.9 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Meta uron kryetarin e kuvendit: Shqiptarët kanë rol kyç në stabilitetin dhe ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut

- Advertisement -

Ish-presidenti i Shqipërisë dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka uruar kryetarin e ri të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashin për pozitën e re.

Meta tha se është besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithëpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik.

“Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE-ja dhe NATO-ja, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut”, shkroi Meta.

Më tej, Meta tha se Gashi, si kryetar i kuvendit do të garantojë të drejtat e opozitës në kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit