24.2 C
New York
Sunday, June 23, 2024

Buy now

Meta: Qeveria e tanishme, e vetmja që do ta përfundojë mandatin e plotë 4-vjeçar

- Advertisement -

Burim Meta nga Lista Guxo thotë se Qeveria e tanishme e Kosovës do jetë e vetmja qeveri e pasluftës që do ta ketë mandatin e plotë 4-vjeçar.

Meta deklaroi se Qeveria Kurti është një qeveri e konsoliduar mirë dhe ka një numër të madh votash të deputetëve.

“Një konstelacion i tillë qeveritar, një numër kaq i madh i deputetëve votash që janë, një qeveri kaq mirë e konsoliduar, e cila krijoi një kauzë të re politike, ndërmjet Vjosa Osmani tani më si presidente dhe kryeministrit Kurti do të jetë e vetmja qeveri e pasluftës që do të ketë mandatin e plotë 4-vjeçar dhe nuk ka arsyeshmëri tjetër”, deklaroi ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Deputeti nga radhët e Listës Guxo thotë se bazuar në rezultat e brendshme, LDK dhe AAK nuk janë të gatshme të votojnë për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.

“Detyrë e opozitës nuk është për të kërkuar zgjedhje për shkak se sondazhet e brendshme të të gjitha partive si AAK që ka bërë së fundmi sondazhe për nevojat e saj, si LDK-ja para 5-6 javësh dhe PDK-ja në të kaluarën, nuk kanë pasur rezultate të kënaqshme për ta. Duke pasur parasysh që sondazhet e brendshme bëjnë pyetje sugjestive të cilat i përkasin partisë të cilat i realizon. Janë rezultate të brendshme diskrete të cilat kanë bërë që këto parti tani po reflektojnë që edhe LDK-ja dhe AAK-ja nuk janë të gatshme për dhënien e votës për një shpërbërje të Kuvendit”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit