6.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Messi vendos rekord historik pas fitores ndaj Brestit

- Advertisement -

Pavarësisht moshës, ylli argjentinas Lionel Messi po vazhdon të vendos rekorde të njëpasnjëshme, ku tani ka regjistruar asistimin e 300-të për klube.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë asistoi mbrëmë në minutën e fundit të kohës së rregullt për Kylian Mbappen, për t’ia sjellë fitoren skuadrës franceze ndaj Brestit.

Me këtë asistim, Messi tani ka regjistruar 300 asistime në nivelin e klubeve dhe 353 në total (pra për klube dhe kombëtare).

Një gjë edhe më interesante, është që asnjë futbollist në histori të futbollit nuk ka regjistruar 300 asistime në karrierë.

Kjo më së miri po dëshmon formën e lartë të Messit, edhe pse të mërkurën e kaluar u eliminuan nga Liga e Kampionëve pas dy humbjeve nga Bayern Munichu.

Messi tani është i fokusuar që ta fitojë titullin e Ligue 1 me PSG-në, me të ardhmen e tij që vazhdon të jetë në dyshime. Së fundmi po raportohet se ai do të largohet nga “Parkun e Princave”, me Barcelonën si opsion i mundshëm por ende s’ka asgjë konkrete.

Messi e ka ofertën e PSG-së në tavolinë për vazhdimin e kontratës, mirëpo po heziton pasi ëndërron ta fitojë sërish Ligën e Kampionëve, gjë të cilën “Parisienët” assesi s’po arrijnë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit