5.1 C
New York
Sunday, April 2, 2023

Buy now

Messi me shokë bien në “Parkun e Princave”, Rennes fiton pastër ndaj PSG-së

Paris Saint-Germaini ka pësuar disfatë nga Rennes në kuadër të xhiros së 28-të kampionale në Ligue 1.

Lionel Messi me bashkëlojtarë pësuan 0:2 nga Rennes në stadiumin “Parku i Princave”.

Toko Ekambi i mysafirëve shënoi golin e epërsisë së parë në minutën e 45-të.

Vetëm tre minuta pasi nisi pjesa e dytë, mysafirët gjetën golin e qetësisë me autor Kalimuendon.

Në stadium, pak para fillimit të ndeshjes, u fishkëllua emrin i Lionel Messit.

Tifozët vazhduan të jenë të zhgënjyer me eliminimin e hershëm të PSG-së në Ligën e Kampionëve nga Bayern Munich në 1/8 e finales.

PSG-ja me këtë disfatë mbetet lider me 66 pikë. Rennes ngritet në vendin e pestë me 50 pikë.

Të ngjashme

105,454FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit