Ylli i Argjentinës, Lionel Messi në mesin e kandidatëve për ta fituar çmimin e FIFA-s për futbollistin më të mirë të vitit 2023. FIFA, të enjten ka publikuar listën e ngushtë të futbollistëve, të cilët janë nominuar për këtë çmim.
Ai në fund të vitit të shkuar udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Kupën e Botës, si dhe fitoi titullin e kampionit të Francës me PSG-në.
Krahas Messit, në këtë listë janë përfshirë edhe Kylian Mbappe, Kvicha Kvaratskhelia, Rodri, Erling Haaland, Ilkay Guendogan, Kevin De Bruyne, Marcelo Brozoviq, Julian Alvarez, Victor Osimhen, Bernardo Silva e Declan Rice.