22.6 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

Messi apo Ronaldo? Hazard “injoron” të dytë kur zgjedh më të mirin në histori

- Advertisement -

Eden Hazard është bërë lojtari i fundit që ka dhënë opinionin e tij mbi debatin se kush është lojtari më i mirë në histori të futbollit dhe nëse mund të keni menduar se ai do të zgjedhte në mes të Ronaldos dhe Messit, belgu në fakt i ka ‘injoruar’ që të dy.

Ish-sulmuesi i Real Madridit, i cili mori fanellën me numrin ikonik 7 në “Santiago Bernabeu” kur u transferua në 2019, është një tifoz i shumë kualiteteve që Messi dhe Ronaldo posedojnë.

Ai nuk e ka vënë në pikëpyetje suksesin e asnjërit prej tyre e as ndikimin që kanë pasur në futbollin modern.

Megjithatë, Hazard është i mendimit se ish-reprezentuesi francez Zinedine Zidane është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave.

“Për mua Messi është më i mirë (në krahasim me Ronaldon), por njerëzit kanë mendime të ndryshme mbi këtë temë, Ronaldo është më i mirë në histori në aspektin e golave dhe trofeve që sjell në ekip”.

“Ky njeri wow, shikojeni atë tani, ai është 39-vjeçar por do të shënojë gola deri sa të mbush 50, më besoni. Stili im i lojës është më shumë si i Messit, por për mua më i miri është Zidane”, ka thënë Hazard.

Aventura e Hazardit me fanellën e Real Madridit doli të ishte e pasuksesshme duke rezultuar më vonë me pensionim të tij nga futbollit, por Messi dhe Ronaldo që ndajnë 13 Topa të Artë mes tyre, po vazhdojnë të luajnë tek Inter Miami dhe Al Nassr respektivisht.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit